Chelsea është shumë pranë finales së Europa League
Chelsea është shumë pranë finales së Europa League, pasi ka mposhtur në transfertë Baselin me rezultat 2-1, teksa nga ana tjetër me fitore gjysmëfinalen e parë të Europa League e përmbylli Fenerbahce para tifozëve të vet ndaj Benficas.
Takimi në fillim ishte i baraspeshuar, por me pak raste shënimi nga skuadrat në St. Jacobs Park.
Pas një mundësie të mirë të lëshuar nga Lampard, ishte pikërisht mesfushori legjendar i Chelseat ai që nga këndishërbeu për Victor Moses, i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Bluve.
Në vazhdim dominim të lehtë ka pasur Baseli, që tentoi herë pas herë me goditje nga distanca që të kërcënojë portierin Petr Cech.
Dhe, në minutën e 87-të vendasit arritën të kthehen në lojë për finalen e Europa League, pasi Schar realizoi sakt nga pika e bardhë për 1-1. Rezultatin përfundimtar për 2-1 për Chelsean e vuri David Luiz në sekondën e fundit të takimit (90+3′).
Në Turqi u zhvillua ndeshje tejet interesante mes Fenerbahces dhe Benficas, ku dominimin total e kishin vendasit të përkrahur nga tifozët e mrekullueshëm në stadiumin Sukru Saracioglu.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Egemen Korkmaz në minutën e 72-të.
Ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Europa League zhvillohen të enjten e ardhshme.
Finalja e Europa League zhvillohet më 15 maj në Amsterdam Arena të Holandës.