E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i rrezikshëm

Manchester United ka vetëm dy pikë më pak se Chelsea në tabelë, por ekziston ndjenja se diçka nuk është në rregull me kampionin e Premierligës. Humbja 2-0 nga Liverpool ishte dush i ftohtë për ekipin e Sir Alex Fergusonin, që dëshmoi se mungesa e Cristiano Ronaldos dhe Carlos Tevezit i ka dobësuar ata në fuqinë sulmuese.

Po ashtu ka brenga rreth formës fizike të qendërmbrojtësve Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiç. Edhe pse humbja në Stamford Bridge të dielën nuk do të ishte një katastrofë, Ferguson është i vetëdijshëm se përsëritja e debaklit të Anfield Road në Chelsea mund të dërgojë gjigantin londinez në pozitë të favorshme për titull.

Pavarësisht startit të fuqishëm nga Arsenal, është Chelsea ekipi të cilin Ferguson e sheh si rrezikun primar këtë sezon. Është gjithmonë ndeshje e vështirë në Chelsea, por do të paraqitemi më mirë sesa në Anfield. Jam i sigurt rreth kësaj, tha Ferguson për magazinën Inside United. Ata kanë potencial për të qenë konkurrent kryesor për titull. Duket se do të jenë rivali të cilin duhet kaluar, shtoi ai.

Ferguson ka përmendur vazhdimësinë e Chelseas këtë sezon si faktor të rëndësishëm në konkurrencën e tyre për titull. Vazhdimësia e tyre, për dallim nga sezoni i kaluar, duket sikur është më e mirë me Ancelottin. Ai ka sjellë sistemin të cilin e ka përdorur në Milan. Ky është ndryshim i madh për dallim nga Scolari dhe Ranieri, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›