E Hënë, 2 Nëntor 2026

Chelsea “kërcënon” Liverpoolin, Tottenham dhuron spektakël

Chelsea merr fitoren e pestë radhazi në Premier League, 2-1 përballë Brentford duke u pozicionuar -2 pikë pas Liverpool-it kryesues, pa harruar që ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak. Në “Stamford Bridge”, blutë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të Cucurrella, ndërsa në minutën e 80-të dyfishuan me Jackson. Mbeumo në finale arriti të sjellë gëzim për tifozët e skuadrës mike, por jo të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Chelsea merr kështu fitoren e pestë radhazi në ligë dhe ngjitet në kuotën e 34 pikëve. Brentford, nga ana tjetër, mbetet me 23 pikë, po aq sa Tottenham dhe Newcastle.  

Në St. Mary’s, skuadra e fundit në klasifikim, Southampton provoi forcën e Tottenham duke pësuar një humbje 5-0. Praktikisht gjithçka u mbyll në pjesën e parë, me Maddison që e hapi dhe e mbylli spektaklin e golave(dopietë, 1’ dhe 45’), ndërsa shënuan dhe Son 12’, Kulusevski 14’ dhe Sarr 25’. Spurs ngjiten në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Southampton mbetet me 5 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›