E Martë, 3 Nëntor 2026

Chelsea në avantazh, Broja protagonist

Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja e ka nisur si titullar ndeshjen e Kupës së Ligës përballë Middlesbrough. Ndërsa “Blutë” kaluan në avantazh në minutën e 16-të, sulmuesi kuqezi ishte protagonist në aksion, por festën e tij e ka prishur mbrojtësi kundërshtar, Howson, i cili ka zgjatur këmbën për të shënuar në portën e tij.

Ndërkohë, Chelsea ka dyfishuar epërsinë. Edhe njëherë Hoëson që nuk arrin të bëjë si duhet detyrën e tij në qendër të mbrojtjes, Broja në tentativë për të goditur e dërgon topin tek Fernandez, i cili nuk gabon, 2-0.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›