E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea nuk do trajner, e ka Benitezin

Chelsea nuk është i interesuar që në verë të ndërroj trajner. Roman Abramovich thuhet se është jashëtzakonisht i kënaqur me punën që po bën Rafael Benitez dhe dëshiron që në verë të ia vazhdoj kontratën strategut spanjoll.

Abramovhich thuhet se është i impresionuar nga lojë që po aplikon Chelsea që nga emërimi i Benitez. Edhe mediat në Angli kanë dhënë lëvdata të mëdha për Benitez duke e vlerësuar lojën e tij me Chelsea si më të mirën në vitet e fundit që kjo skuadër ka bërë.

Mjafton të përmendet statistika e arritur në tre ndeshje e fundit ku Benitez me Chelsean ka golavarazh me 14 gola të shënuar e vetëm një të pësuar./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›