E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea rifillon bisedimet me Anelkan

Chelsea ka rihapur bisedimet për rinovimin e kontratës të sulmuesit Nicolas Anelka. Kohët e fundit, Blutë kanë neglizhuar negociatat për vazhdimin e kontratës së francezit, e cila skadon në fund të sezonit tjetër.
Mirëpo, sipas "Sky Sports News", drejtuesit e Chelseat planifikojnë t'i ofrojnë Anelkas një kontratë të re dyvjeçare.
Në tre takimet e mëparshme, lojtari dhe klubi nuk kanë arritur të merren vesh për kontratën e re, mirëpo pritet që deri në fund të muajit të sqarohet gjithçka sa i përket kësaj çështjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›