E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea vazhdon me fitore


Chelsea ka regjistruar fitoren e tretë në javën e tretë të sezonit të ri në Premier Ligë, duke mposhtur Stoke Cityn me rezultat 2-0.

Në fillim të ndeshjes (11'), Frank Lampard dështoi të shënonte nga pika e bardhë, ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 32-të kur realizoi Florent Malouda.

Një tjetër penallti për Blutë u akordua në minutën e 77-të, ndërsa i pagabueshëm ishte Didier Drogba.

Kjo fitore e mban Chelsean në krye të tabelës me nëntë pikë, një më shumë se Arsenali që renditet i dyti.

Nga ndeshjet tjera, veçojmë humbjen e Tottenhamit para tifozëve të vet nga Wigan Athletic, me rezultat 0-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›