Chris bashkohet me ish të dashurën

Zërat se pas ndarjes nga Rihanna, Chris i është kthyer ish të dashurës Karrueche Tran mund të jenë të vërtetë.
24 vjeçari ka pasuar një aksident të vogël trafiku në Los Angeles, kur makina e tij ka goditur një veturë tjetër, derisa Karreuche ka qenë në vendin e ngjarjes.
Ajo është parë së bashku me Brown duke folur me një biondinë e cila supozohet të jetë pronarja e veturës që Chris e dëmtoi.
Në fund të vitit të kaluar, Chris e kishte lënë 24 vjeçaren Karreuche për shkak të Rihannës derisa shumë herë kishte treguar se nuk dinte kë të zgjidhte.
Ndërkohë tani vetëm pak kohë pas ndarjes me 25 vjeçaren ai duket se i është kthyer dashurisë së vjetër./Indeksonline/