Christian Thanhauser Ka ende frike ndaj Europes Lindore
Poeteka ia ka kushtuar diten e djeshme mureve gjuhesore. Shkrimtaret shqiptare dhe ata te ftuar jane perpjekur te japin nje panorame te asaj cka ndodh sot jo vetem me letersine ne Europe por edhe me shkembimet e kulturave
Poeteka ia ka kushtuar diten e djeshme mureve gjuhesore. Shkrimtare shqiptare dhe ata te ftuar jane perpjekur te japin nje panorame te asaj cka ndodh sot jo vetem me letersine ne Europe por edhe me shkembimet e kulturave. Bashkebisedimi i pare eshte bere mes Shaban Sinantit sllovenit Marjan Strojan Edmond Tupes dhe Erion Kristos qe u pasua me nje tjeter panel ku ishin te ftuar Lindita Arapi Aleksander Cipa Ergin Ozmen nga Turqia dhe Shpetim Doda ne rolin e moderatorit. Duke i kapercyer muret fizike pas renies se murit te Berlinit ne nje menyre a ne nje tjeter shkrimtaret kane pranuar mure gjuhesore qe rreken sadopak te kalohen permes perkthimit apo per inferioritet te kulturave te vogla perballe atyre me te medha. I te njejtit mendim eshte edhe austriaku Christian Thanhaueser grafist dhe botues. Ai eshte i pasionuar pas Shqiperise e vecanerisht pas njohjes se kultures se tjetrit. Por e pranon se eshte e veshtire tu tregoje bashkekombesve te vet se sa afer eshte Shqiperia sa mire hahet ketu. Sipas tij e gjitha ka te beje me nje frike te pashpallur qe ekziston ndaj vendeve te Europes Lindore dhe nje paragjykimi per kulturen e tjetrit.
A ka ngritur muri i Berlinit mure gjuhesore per vendet gjermanishtfolese
Mund ta them me veshtiresi. Aty ku une jetoj jemi 30 km larg nga kufiri cek. Mes nesh dhe Berlinit ka qene nje hapesire cekishtfolese ne mes domethene nuk e kemi ndjere drejtperdrejt murin. Per ne si austriake ka qene shume i rendesishem momenti i renies se murit te Berlinit pasi mundem te prishnim murin e gjuhes me hapesiren kulturore ceke. Ne fillim te viteve lsquo90 ka funksionuar shume mire dhe me shkembimin me kulturen ceke. Shume austriake u perpoqen qe ne shkollat austriake te ofrohej mesim ne gjuhen ceke. Ne vitet e fundit ky proces ka rene tani te gjithe e dine qe ceket mesojne menjehere automatikisht gjermanisht sapo shkojne ne shkolle. Ky dialog euforik pas lsquo89-s dhe ky lloj entuziazmi eshte venitur pak. Interesi i vertete per kulturen ceke eshte me i vogel dhe tani behet fjale per biznes.
Atehere kemi moskomunikim kulturash
Mund te flas per Austrine dhe nuk me pelqen qe shikimi i austriakeve arrin deri ne Budapest ose ne Zagreb ku shkojne me pushime. Te ne eshte akoma mendimi qe te gjithe duhet te marrin te thithin te pranojne mendimin tone mbi demokracine menyren tone demokratike te te menduarit. Mund ta sqaroj shume thjesht duhet tu sqaroj shume njerezve ne Austri qe ne Shqiperi shkohet lehte pa viza dhe se ky vend eshte shume afer Austrise. Per ta duket sikur Shqiperia eshte shume larg pas maleve te Kaukazit megjithese jane dy popuj qe kane pasur lidhje. Shume shqiptare kane studiuar ne Vjene. Se fundmi kam qene ne Moldavi ku kam bere nje projekt me femijet e rruges. Kam punuar me ta per gdhendjen dhe skicimin e drurit. Perpiqem te njoh kulturen e vendit tjeter dhe te vecanten e asaj kulture por per fat te keq ka shume njerez qe mendojne ne vendet tona se ato jane vende te varfra dhe e vetmja gje qe ne duhet te bejme eshte te cojme ca ndihma. Ne si austriake mund te mesojme shume nga shqiptaret si mikpritjen shqiptare kuzhinen e mire. Perpiqem tua them te gjitheve sa e mire dhe sa e shijshme eshte kuzhina shqiptare qe ia vlen te vish ne Shqiperi por perpjekjet e mia shkojne vecse ne nje nivel te vogel lokal. Kur u hap bashkia e re e qytetit duke qene se kisha njohje e hapem zyrtarisht mbremjen me lexime shqiptare. Keto takime konkrete individuale reduktojne pak edhe friken qe ekziston ndaj Lindjes.
Cfare i pengon te shohin me tej paragjykimi apo nje mosdashje
Ka te beje roli i medias. Nuk eshte se flitet ne menyre te drejtperdrejte per nje lloj frike por kur raportohen vetem gjera negative atehere automatikisht krijohet frike. Nuk kemi asnje gazete te mire te perditshme kritike ashtu sic duhet ne Austri per te kuptuar se cfare ndodh realisht ne Europen Lindore. Une jam abonuar ne nje gazete te Zvicres per te marre vesh tamam se cfare ndodh me te vertete. Sigurisht qe ka edhe politikane te se djathtes ekstreme te cilet me politiken e tyre shkaktojne frikera.
Po letersia Si e shihni letersine e Ballkanit Si ndikon ajo
Mund te jete nje ure shume e rendesishme komunikimi. Sigurisht per kete duhet te kete me shume lexues. Ka perkthime te mira por mungon ne media raportimi mbi keto gjera. Ndermjetesimi permes medias nuk eshte ne shkallen e duhur. Per mua Berlini eshte shume me i rendesishem se sa Vjena megjithese vij nga Austria.