Çifti irlandez gjen mbi 40 mijë euro, i dorëzojnë në policinë e Shkodrës

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Një çift irlandez kanë gjetur një shumë prej 41.400 euro në afërsi të një supermarketi në Durrës dhe e kanë dorëzuar në policinë e Shkodrës.
Policia njoftoi se “mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh”.
Sipas policisë “shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës”.
Me veprimet e mëtejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
/a.f/