E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cifti zviceran i shpeton roberise talebane

Një cift zviceran tashmë është i lirë pas 8 muajsh robëri në duart e terroristëve.

Cifti në fjalë u rrëmbye vitin e kaluar në provincën Balokistan në Pakistan. Burri dhe gruaja u shfaqën befas në një postbllok ushtrie në një krahinë të Vaziristanit verior, pranë kufirit me Afganistanin ditën e enjte.

Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se cifti mund të jetë arratisur nga duart e pengmarrësve të tyre, por nuk është e qartë nëse për ta është kryer ndonjë pagesë. Në lojë është edhe një tjetër alternativë, ajo që pohon se ndoshta ata janë liruar si pjesë e shkëmbimit me ndonjë të burgosur.

Autoritetet pakistaneze konfirmuan faktin se një cift të huajsh u gjet nga ushtria dhe se ata janë tashmë jashtë cdo rreziku për jetën. Ndërkohë, ambasada zvicerane në Pakistan nuk ka konfirmuar ende lajmin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›