Cilesia e karburantit IQT Situata jo shqetesuese

Një ditë më parë Top Channel bëri publike shqetësimet e qytetarëve
lidhur me dëmet që pësojnë automjetet nga cilësia e keqe e karburanteve.
Sipas ligjit, cilësia e karburanteve në treg kontrollohet nga Inspektoriati Qendror Teknik, ku ndodhet edhe një laborator i specializuar, që analizon përmbajtjen e squfurit dhe komponentëve të tjerë përbërës të karburanteve, që në momentin kur ato mbërrijnë nga importi e deri tek pikat e shitjes.
Kryeinspektor Ardian Alushi thote se testet e vazhdueshme laboratorike tregojnë përmiresimin e cilësise së karburanteve.
"Nga sondazhi që kemi bërë në 2011, kemi marrë 7000 kampione. Kemi patur një Nga sondazhi që kemi bërë për javën që ka kaluar, kemi marrë 190 kampione nga karburantet në sektorin 1 dhe vetëm 5 raste jane me devijim nga standardi
Ardian Alushi
Kryeinspektor tendencë në përmirësim, që e shprehur në përqindje kjo ka qenë te 92%. Kemi patur shumë pak subjekte me devijim nga standardi, që mund të kenë qenë në përmbajtjen e squfurit. Për vitin 2012 ne kemi nisur me kontrollin e tregut. Nga sondazhi që kemi bërë ne për javën që ka kaluar kemi marrë 190 kampione nga karburantet në sektorin 1, ku përfshihet Tirana, Durrës, Elbasani dhe vetëm 5 raste jane me devijim nga standardi", thotë Alushi.
Zoti Alushi thotë se shperndaresit qe tregtojne karburante me cilesi te dobet jane gjobitur, por ai nuk pranon të bëjë publike emrat e këtyre kompanive. Ne Shqiperi eshte praktike qe kompanite qe mashtrojne konsumatorin mbahen sekret nga autoritetet shteterore, ndryshe nga c'ndodh ne vendet e perendimit, ku sipermarresit qe prekenin interesat e konsumatoreve denoncohen edhe publikisht.
Shqetesimet e qytetareve i mbrojten edhe mekaniket e serviseve, te cilet thane se shumica e rasteve, kur makinat kane nevoje per nderhyrje, vjen nga cilesia e dobet e karburantit.