Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me Noizy-n? Fermerja zbulon të pathënat e hitit me reperin: Kam gjysmën e skenarit gati!

Teksa ka qëndruar në verandën e “Ferma VIP”, Çiljeta Xhilaga ka kënduar së bashku me fermerët bashkëpunimin e saj me Noizy-n, hitin “Gangsta Love”.
Ajo tregoi se ka gati gjysmën e skenarit për të rikthyer “Gangsta Love 2”. Çiljeta zbuloi kështu se do i kthehet muzikës si dhe një nga bashkëpunimet e saj të afërta mund të jetë me Noizy-n.
“Duhet të bëj dhe dyshin. E kam gjysmën e skenarit gati, të shkruar që para tetë vitesh”, tha Çiljeta .
https://www.instagram.com/reel/C6euKlwItl4/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Gjithashtu edhe Elsa Lila është “përkëdhelur” nga Agai, i cili i ka vendosur këngën “Diferenca je ti”. E shoqëruar nga fermerët, Elsa ka kënduar hitin e saj i cili ka qenë bashkëpunim me Pirro Çako.
Momente të tilla nostalgjike mes këngëtareve dhe pjesës tjetër të fermerëve ka dhuruar emocione në fermë./vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C6eoU32IQPR/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==