E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cindy Crawford: Jam një femër e zakonshme (FOTO)

Konsiderohet si një nga femrat më të bukura në planet, por Cindy Crawford është shprehur në një intervistë se edhe ajo është e shqetësuar për pamjen e saj të jashtme, ashtu si të gjtha femrat e tjera. 

Supermodelja 47-vjeçare deklaron për ‘The Edit’ se ka ditë kur nuk i bën asnjë veshje: “Jam një femër normale. Ka ditë që ndihem mirë me veten, por ka edhe ditë kur nuk më bën asnjë veshje. Dua që kur të mbush 50 vjeç të mos e vras më mendjen për trupin tim.”

Crawford shtoi se nuk ka ndërmend të heqë më dorë nga ushqimet e saj të preferuara për të rënë disa kilogramë në peshë: “Dua të ha ato që dua dhe të pi verë. Nuk do të heq më dorë nga kënaqësi të tilla vetëm për disa kilogramë më pak”,transmeton “TCh”.   P.K

c1

c2

c3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›