E Diel, 1 Nëntor 2026

City dhe Corinthias arrihet marreveshja per Tevez

Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, ka njoftuar se klubi anglez ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Carlos Tevez tek klubi brazilian Corinthias.

Trajneri italian nuk bëri të ditur detaje të tjera të marrëveshjes që nuk është zyrtarizuar ende.

“Kemi arritur një marrëveshje me Corinthias, por Tevez është ende lojtari ynë. Nuk di detaje të tjera të këtij operacioni”, u shpreh Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›