City ndalet nga Bournemouth, Arsenali është kampion i Anglisë

Arsenali është kampion i Anglisë për herë të 14-të në historinë e tij. “Topçinjtë”, të cilët mposhtën Burnleyn 1-0 dje, mund të festojnë pas barazimit 1-1 të Manchester Cityt në fushën e Bournemouth. Goli i Kroupit në minutën e 39-të zhbllokoi sfidën, ndërsa goli i barazimit i Haaland në minutën e 95-të doli i kotë.
Guardiola, tani pranë largimit nga City, i jep lamtumirën duke ia dorëzuar titullin “trashëgimtarit” të tij, Artetas, me një ndeshje të mbetur.
Kështu, Arsenali është përsëri kampion i Anglisë 22 vjet pas herës së tyre të fundit.