Clinton Beni zgjedhje te suksesshme luftoni korrupsionin. Politika te bashkepunoje

Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Sekretarja amerikane e Shtetit,
Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe
të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe
Bashkimi Europian, ku Shqipëria kërkon të jetë pjesë, të marrë një
mesazh të fortë.Clinton në deklaratën e saj të rëndësishme për vendin
tonë, theksoi edhe nevojën për luftën ndaj korrupsionit, si dhe
bashkëpunimin mes klasës politike.
“Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.
Sekretarja amerikane theksoi se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.
Clinton, në fjalën e saj para Kuvendit, theksoi se një problem i madh në shumë vende demokratike është korrupsioni, që tërheq burimet materiale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre.
Kryediplomatja amerikane theksoi një hallkë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e vendit është bashkëpunimi I udhëheqësve shqiptarë. “Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake, politike”, theksoi Clinton.
Me heret Clinton deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.
"SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.
Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.
Me heret Clinton ishte ne Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi nje takim per disa minuta me Presidentin e Republikes Bujar Nishani. Ne fund te takimit Clinton mori edhe dekoraten e Urdherit te Flamurit.
Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në vendin tonë.Avioni i zonjes Clinton ka mberritur pak me vonese ne aeroport dhe kjo beri qe axhenda e sekretares te ecte me shpejtesi, duke e shkurtuar takimin me Nishani ne vetem 10 minuta.
Gazetaret ne terren flasin se Clinton ka qendruar ne Pallatin e Brigadave, vetem aq kohe sa iu desh te merrte dekoraten, te cilen me heret e ka marre edhe bashkeshorti i saj.
Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti.
Ne parlament ne seancen historike ndodheshin vec deputeteve deh anetareve te Qeverise, edhe ish-presidente, mes tyre edhe Bamir Topi, diplomate, Kryeprokurorja Ina Rama, drejtues te tjere institucionesh, sikurse edhe perfaqesues te Aleances Kuqezi. Mesohet se nga dy listat e te ftuarve, ishte hartuar nga vete Ambasada Amerikane, e cila kishte paracaktuar edhe vendet e te ftuarve ne llozhat e Kuvendit.
Pas kësaj, zonja Clinton pati ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ne nje takim me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.
Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.