E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton Global Initiative, Osmani takohet me Bill Clinton nga New Yorku –

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë një foto ku bën me dije se është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Osmani bashkëngjitur me foton shkruan: “Me Presidentin Bill Clinton në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.”

Osmani po merr pjesë në organizimin Clinton Global Initiative (CGI) në New York. Osmani është pjesë e listës së pjesëmarrësve dhe pritet ë të marrë pjesë në një panel mbi lidershipin dhe qëndrueshmërinë.

Clinton Global Initiative, nismë e themeluar nga Bill Clinton dhe po zhvillohet më 22-23 shtator 2026 në New York, me pjesëmarrjen e liderëve nga politika, biznesi dhe shoqëria civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›