Clinton Rusia dhe Irani jo mbeshtetje Sirise

Sekretarja amerikane e Shtetit adresoi fjalimin e fundit të saj zyrtar për situatën në Siri. Ajo i bëri thirrje Iranit dhe Rusisë të “rimendojnë qendrimin e tyre karshi regjimit të presidentit Bashar al-Assad”.
Deklarata e Hillary Clinton u lëshua mbrëmjen e së enjtes, pak orë para se të dorëzojë “çelësat e zyrës” tek Sekretari i Shtett, John Kerry.
“Irani dhe Rusia duhet të rimendojnë qendrimin e tyre në ndihmë të Assad nisur nga faktet e reja që dolën në dritë për një përshkallëzim të luftës civile në vend, por edhe për risqet e daljes së konfliktit përtej kufijve sirianë”, tha Clinton.
SiriaSulmi izraelit, Siria proteston në OKBSiri, zbulohen dhjetëra të ekzekutuarLavrov: Nuk e kemi mbështetur Assad Një ditë më parë Uashingtoni paralajmëroi Sirinë për të mos i transferuar armë Hezbollahut, në Libanin fqinj. Ky mbërriti në kohën, kur ka lajme kontradiktore për sulmin e avionëve izraelitë në territorin sirian.
Damasku flet për një ofensive ajrore të avionëve izraelitë, që goditën një qendër kërkimore në veri-perëndim të vendit. Nën-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Ben Rods, nuk dha detaje mbi sulmin izraelit. “Siria, tha ai, nuk duhet të destabilizojë rajonin, duke i transferuar armë Hezbollahut”.
Gazetari i BBC-së, Pol Adams, thotë se lajmi i ofensivës ajrore duket se nuk ka shkaktuar alarm në Uashington. Sipas tij, prania e shefit të shërbimit sekret ushtarak të Izraelit në Uashington sugjeron se administrata Obama mund të jetë informuar kohë më parë.
Më herët, autoritetet siriane i paraqitën zyrtarisht ankesën Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për sulmin izraelit brenda territorit të Sirisë. Ministria e Jashtme e Sirisë i paraqiti një notë proteste Komandantit të Forcës Vëzhguese të OKB-së në Golan, ku thuhej se veprimet e Izraelit shkelin marrëveshjen e vitit 1974, të shkëputjes mes palëve, që teknikisht janë ende në luftë.
Trupat e OKB-së ndodhen në Golan prej 1974, me detyrën e vetme për të garantuar zonën ndarëse në dy anët e këtij territori. Në deklaratën e ushtrisë siriane thuhej se, qendra në Xhamraja u dëmtua gjatë sulmit dhe nënvizoi faktin se grupet terroriste, term me të cilin përcaktohen kryengritësit, kishin dështuar vazhdimisht për ta goditur qendrën.
Një aktivist i opozitës i tha gazetës prestigjoze “Uashington Post”, se megjithëse ka patur dy sulme kundër qendrës, në orët e para të së mërkurës, nuk është dëgjuar zhurma e avionëve dhe kjo vetëm nëse është përdorur ndonjë truk teknologjik.
Autoritetet izraelite deri tani kanë heshtur për incidentin, ndërsa Rusia dhe Irani kanë dënuar sulmin me terma të ashpra.