E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Shqiperia aleat kyc i SHBA

Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne kontributin e Shqiperise si vend anetar i NATO-s dhe e konsiderojne ate si nje aleat te vyer.

Mesazhi eshte dhene nga sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ne perfundim te takimit me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto.

Diskutuam per nje sere ceshtjesh. Shqiperia eshte nje partner dhe aleat i rendesishem ka deklaruar Clinton.

Edhe Haxhinasto ne nje interviste per VOA ka deklaruar se ne takimin me zonjen Clinton u riafirmuan raportet e ngushta mes dy vendeve.

Synimi i takimit ishte riafirmimi i miqesise se jashtezakonshme mes Shqiperise dhe SHBA si dhe diskutimi i axhendes bilaterale per rritjen e volumit te shkembimeve tregtare mes dy vendeve ka pohuar Haxhinasto.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara kane vleresuar rolin e vendit tone si anetar i NATO-s ne misionet paqeruajtese nderkombetare.

Kemi folur per rolin ne rritje te Shqiperise ne perballimin e sfidave si anetar i NATO-s. Eumlshte vleresuar trajnimi qe trupat shqiptare po u bejne atyre afgane ka nenvizuar Haxhinasto.

Ai ka bere te ditur se teme tjeter e rendesishme ishte ajo e rajonit te Ballkanit ne vecanti per Kosoven dhe njohjet e metejshme te pavaresise.

Kemi folur edhe per rajonin ku eshte vleresuar kontributi i Shqiperise. gjithashtu eshte edhe per Kosoven. Me sekretaren Clinton kemi rene dakord per krijimin e nje dinamike te re per rritjen e njohjeve ka saktesuar Haxhinasto.

Ne emer te qeverise shqiptare ai ka shprehur mbeshtetjen per zhvillimin e nje procesi normal zgjedhor si dhe per bisedimet mes Kosoves dhe Serbise.

I pyetur per publikimet e informacioneve sekrete ne faqen Wikileaks shefi i diplomacise shqiptare eshte shprehur

Mendoj se eshte nje ngjarje e pakendshme pasi menyra sesi eshte perftuar ky informacion ka qene joligjore dhe aspak kontribuese per marredheniet midis shteteve dhe sigurine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›