E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kritikon Kinen per te drejtat e njeriut

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kritikoi përkeqësimin e të dhënave për të drejtat e njeriut në Kinë.

Në një deklaratë publike, Clinton shprehu shqetësim rreth raportimit të arrestimeve arbitrare të disa aktivistëve dhe intelektualëve në javët e fundit, përfshi edhe një artist me famë ndërkombëtare, Ai Weiwei.

Kritikat e kryediplomates amerikane mbërritën ndërsa Departamenti i Shtetit publikoi një raport për të drejtat e njeriut, pas vëzhgimit në 194 shtete.

Në raport evidentoheshin shkelje serioze të të drejtave të njeriut edhe në Iran, Irak, Burma, Korenë e Veriut, Bregun e Fildishtë, Zimbabve, Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi.

Duke qenë se përfshin vetëm vitin 2010, në raport nuk pasqyrohen revolucionet në zhvillim që janë duke ndodhur në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›