E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton uron shqiptaret

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka uruar shqiptarët për jubileun e 100 vjetorit e Pavarësisë dhe ka shprehur dhe njëherë nevojën që politika shqiptare të miratojë reformat dhe garantojë zgjedhje të lira.

“Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë, për t’iu përgjigjur nevojave të popullit shqiptar”, shprehet Clinton.

100-VjetoriPeqin, kujtohet 100-vjetori i PavarësisëSelanik, festë për Pavarësinë Vlorë, policia shpall masat e sigurisë Më tej në emër të Presidentit amerikan Barack Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, Clinton dërgon urimet më të mira për popullin shqiptar për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë. “Derisa festoni me familjet dhe të dashurit tuaj, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara janë partner dhe mik dhe ne dëshirojmë të ardhme të vazhdimit të miqësisë dhe bashkëpunimit”, përfundon deklarata e zonjës Clinton.
100-Vjetori
Peqin, kujtohet 100-vjetori i Pavarësisë
Selanik, festë për Pavarësinë
Vlorë, policia shpall masat e sigurisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›