E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton zyrtare te DASH ne Prishtine

Zyrtare te Departamentit amerikan te Shtetit kane mberritur diten e djeshme ne Kosove per te organizuar viziten e sekretares Hillary Clinton.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave ekipi amerikan po shoqerohet nga zevendesministrja e Puneve te Jashtme Vlora Citaku.

Sipas burimeve bashke me Citakun zyrtaret amerikane kane vizituar seline e Parlamentit te Kosoves ku Clinton do te mbaje edhe nje fjalim.

Turin e saj ne Ballkan shefja e diplomacise amerikane do ta nise me 11 tetor ne Sarajeve per te vazhduar ne ditet me pas ne Beograd e Prishtine.

Pritet qe gjate ketyre vizitave ajo tiu beje thirrje lidereve serbe dhe kosovare per bashkepunim me qellim zgjidhjen e ceshtjeve qe prekin dy popujt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›