E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i Kinës, Shumacher i zhgënjyer

“Besoj se është një nga kualifikimet më të këqija”. Me këto fjalë Michael Shumacher ka shprehur zhgënjimin e tij për pozicionin e nëntë të arritur në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Kinës.

“Nuk jam i kënaqur sepse nuk kemi arritur të gjejmë një aset të mirë këtë fundjavë dhe nuk kemi gjetur zgjidhjet për problemet tona”, është shprehur gjermani.

Megjithatë, piloti i “Mercedes” shprehet optimist për garën e nesërme, duke theksuar se nëse bie shi gjërat mund të ndryshojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›