E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, Leclerc “pole” edhe në Shootout

Fundjava në Baku është perfekte për pilotin e Ferrari-t, Leclerc. Pas “pole” të arritur të premten (rrezultat që i lejon të niset i pari nesër në garë) monegasku përfundoi sot në vendin e parë sesionin e tretë të “Shootout”-it, e cila vendosi edhe rendin e nisjes të pilotëve në garën “Sprint”, e cila nis sot në orën 15:30 dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Sa i përket sesionit të tretë të Shootout-it, Ferrari i Leclerc përsëriti sipërmarrjen e ditës të djeshme duke lënë pas dy veturat Red Bull të drejtuara respektivisht nga Sergio Perez dhe Max Verstappen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›