E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çmimi i Madh i Spanjës/ Dominon McLaren me Piastrin dhe Norris, Leklerk i treti, por është nën hetim

Botërori i Formulës 1 ditën e sotme mbërriti në Barcelonë ku u mbajt edhe Çmimi i Madh i Spanjës. Kjo garë u dominua nga veturat McLaren, të cilat ishin më të shpejtat në pistë falë Piastrit (fitoi garën e shtatë në karrierë) dhe Norris. Piloti nga Australia kaloi i pari vijën e finishit ndërsa pas tij erdhën Norris dhe Leklerk.  

Piloti i Ferrari-t ende nuk mund të gëzohet për këtë pod pasi komisarët e garës për momentin po vlerësojnë incidentin që pati me Maks Verstapenin. Për pilotin holandez kjo garë ishte për tu harruar pasi u penalizua  me 10 sekonda dhe përfundoi kështu garën në vendin e dhjetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›