Çmimi i naftës ulet 15 lekë/ Reflekton çmimin në bursa, vendimi nga operatorët

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të forte. Disa nga pikat kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për here të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.
Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësie dhe në tregun shqiptar.
Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi iTransparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.
Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së djeshme nuk vjen si rezultat I një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.
Nafta në bursa ka pësuar një ulje të ndjeshme me gati 5% duke u shitur me 79 dollarë.Ky është niveli më I ulët I regjistruar që prej datës 13 korrik.
Çmimet e naftës u stabilizuan , ndërsa investitorët presin të shohin nëse përpjekjet do rezultojnë konkrete për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran dhe për të rivendosur trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit të bllokuar.
Qetësimi I tregjeve të naftës erdhi pasi Katari tha se ndërmjetësuesit po bënin përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, megjithëse Teherani ka mohuar pohimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se bisedimet janë duke u zhvilluar tashmë.
