E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten, Gjykata e Durrësit dënon Xhemal Lokën

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burgim Xhemal Lokën si përgjegjës për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka.

Mbi Xhemal Lokën rëndojnë veprat penale “Shkaktim i vetevrasjes” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municionit”.

Bedrie Loka u gjet pa ndenja në shtëpinë e saj mëngjesin e datës 2 janar psi kishte konsumuar fostoksinë. Ajo ndërroi jetë më pas në ambientet e spitalit ndërsa e gjithë kjo ngjarje fillimisht u trajtua si pasojë e denigrimit që po i bëhej figurës së saj në Tik Tok.

Për këtë rast u arrestua bashkëshorti  isaj, Xhemal Loka, i cili sipas dëshmive të fëmijëve, ai e kishte kërcënuar gruan e tij se do ta vrsite në sy të fëmijëve sapo të kthehej nga Greqia. Çifti nuk kanë patur marrëdhënie të mira më njëri-tjetrin, pasi Xhemal Loka ushtronte dhunë fizike e psikologjike të vazhdueshme mbi viktimën.

Ndër të tjera një procedim i ri penal ka nisur mbi Lokën, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe mbi dy fëmijët e tij.

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit:

Pranë kësaj Gjykate është regjistruar çështja penale Nr. 835 Akti, me objekt: “Akuzuar per veprat penale “Shkaktim i vetevrasjes”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municionit”dhe “Mbajtja pa leje dhe proidhimi i armeve ,armeve shperthyese dhe i municionit”,parashikuar nga nenet 99,278/4 dhe 278/3 te K.Penal ne ngarkim te pandehurit Xh. L.”

Gjyqtari i çështjes- Sh.Liçaj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata me Vendimin Nr. 7499, datë 19.12.2024, ka Vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.L për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. L.për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimi i dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.

4. Vuajtia e dënimit të filloj nga data e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

6. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal-Një armë zjarri automatike PPS me nr.89-0579; të kaloj në favor të shtetit pasi vendimi të marrë formë të prerë.

7. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal vlerat monetare 2800 (dymijë e tetëqind) Euro dhe 27’000 (njëzet e shtatë mijë) lekë, t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

8. Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›