E Martë, 3 Nëntor 2026

Çollaku i PD : Bllokimi i normalitetit në Kuvend po kthehet në bumerang për opozitën

Çollaku i PD : Bllokimi i normalitetit në Kuvend po kthehet në bumerang për opozitën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha të mërkurën pas mbylljes së punimeve të seancës plenare të Kuvendit se, format e zgjedhura nga opozita për bllokimin e jetës normale të Kuvendit, po kthehen në bumerang.

“Kjo e sotmja, seancë anormale, anormalitet që në mendimin tonë dëmton në thelb opozitarizmin dhe debatin. Mazhoranca kaloi për 5-6 minuta 4 -5 ligje shumë të rëndësishme siç është edhe tema sensitive e diasporës. Nuk mund më të parashtrojmë alternativën tonë”, tha zoti Çollaku.

Ai theksoi se, “në çdo mënyrë kjo po kthehet në komoditet për mazhorancën që të kalojë çdo ligj”.

“Duke bllokuar Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten dhe oponencën ndaj mazhorancës. Rama nuk ka asnjë problem dhe siç ka kaluar çështje madhore si buxheti apo marrëveshja me Melonin, i kalon pa patur asnjë debat e oponencë. Pavarësisht qëllimit të mirë, kjo po shkon në një alibi për mazhorancën. Do vijojmë të tentojmë dialog brenda llojit. Mbështesim zërat racionalë”, tha ai.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›