Colonna: Asad duhet të përballet me drejtësinë!

Presidenti sirian Bashar Al Asad duhet të përballet me drejtësinë pas qindra vdekjeve dhe përdorimit të armëve kimike gjatë luftës civile në vendin e tij. Kështu u shpreh gjatë një interviste televizive, ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna kur u pyet nëse dëshironte që Asad të gjykohej. “Përgjigja është po! Beteja kundër krimit, kundër pandëshkueshmërisë, është pjessë e diplomacisë franceze” theksoi Colonna.
Presidenti sirian është rikthyer sëfundmi në skenën e politikës rajonale pasi mori pjesë në samitin e Lidhjes Arabe, pas më shumë se një dekade që ishte përjashtuar nga ajo organizatë.
Ndërkohë ministrja franceze theksi se heqja e sanksioneve europiane ndaj Asad nuk ishte në axhendë, ashtu siç nuk ishte edhe ndryshimi i qëndrimit të Francës në lidhje me presidentin sirian. “Përsa kohë që ai ndryshohën, dhe përsa kohë nuk angazhohet për pajtim, për luftën kundër terrorizmit dhe lëndëve narkotike dhe nuk respekton angazhimet e tij, nuk ka arsye përse të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj tij” tha ministrja Colonna.
/ RTSH /