E Hënë, 2 Nëntor 2026

Conference League 2025-20026/ Dinamo City krenon Shqipërinë, Hajduku dorëzohet pas 120’ lojë

Në “Air Albania” Dinamo City dhe Hajduk Split i kanë dhënë jetë një takimi që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e të dy ekipeve. Formacioni shqiptar mund të kualifikohej për më tej nëse merrte një fitore me dy gola diferencë pasi kishte humbur takimin e parë me shifrat 2-1.

Zabërgja bëri gjithçka mirë pasi shënoi një gol të hershëm në minutën e 14-të duke i dhënë një sinjal të qartë të tijve se kualifikimi nuk ishte më një utopi. Ekipi i Ilir Dajës besoi deri në fund duke vendosur në vështirësi Hajduk-un, i cili ishte më fat në minutën e 60’ pasi mes Devi Bregut dhe golit u fut në mes vetëm tranversa, e cila pengoi sferën të shkonte në rrjetë.

Në të 78′ ekipi kroat mbeti me 10 lojtarë pasi Saniang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut. Ky episod i dha edhe më shumë besim Dinamo City-t se mund të bënte diçka më shumë në superioritet numerik, por në shtesa ekipi mik përdori eksperiencën e grumbulluar në të tilla kompeticione ndër vite duke gjetur golin e barazimit (Karaçiç, 99′), i cili i jepte kualifikimin.

Por dinamovitët nuk u dorëzuan dhe brenda dy minutash i dhanë dy goditje të forta formacionit kroat. Qardaku në të 109’ dhe Berisha në të 111’ shënuan respektivisht golin e dytë dhe të tretë për Dinamon, e cila fitoi ndeshjen 3-1 duke u kualifikuar për tej falë rrezultatit të përgjithshëm 4-3.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›