E Shtunë, 31 Tetor 2026

Connecticut perplasen trenat te plagosur

Dy trena pasagjerësh “Metro-North”, të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta, janë përplasur gjatë mbasdites së të premtes në jug-perëndim të Connecticut-it, duke u shkatërruar dhe duke shkaktuar dhjetra të plagosur, bënë të ditur autoritetet.

Një tren, që udhëtonte nga New Haven drejt New York City-t, doli nga shinat rreth orës 18:10 lokale, duke goditur një tjetër tren në Bridgeport të Connecticut-it, tha zëdhënësi i “Metro-North”, Marjorie Anders. Treni i dytë, që drejtohej për në New Haven, u përplas gjithashtu edhe me disa makina. Një pasagjer në një makinë, që ndodhej në trenin e New York-ut, Chris Martin, tha se nuk pa asgjë pas aksidentit, deri kur dikush telefonoi mjekët për ndihmë. Zyrtarët thanë se të plagosurit nuk rrezikojnë për jetët e tyre. Ai dhe të tjerë pasagjerë në bordin e një treni pothuajse të tejmbushur, u evakuuan, pjesa më e madhe e të cilëve në gjendje të mirë fizike, por të tronditur psikologjikisht. Por, pati edhe disa të dëmtuar, teksa vet Martin tha se kishte parë 8 apo 9 ambulanca dhe një numër të konsiderueshëm njerëzisht në barrela. Brian Alvarez, që u ndodh në vendngjarje, e përshkroi skenën si diçka e pabesueshme. “Pashë një makinë, e cila ishte shkatërruar tërësisht, por grupet e shpëtimit po nxirrnin personat nga ajo”, tha Alvarez. “Ata ishin të gjithë të gjakosur”. Kryebashkiaku i Bridgeport, Bill Finch tha për reporterët se, pavarësisht përplasjes dhe shkatërrimeve të konsiderueshme, ai nuk ishte në dijeni të ndonjë individi që rrezikonte jetën. John Cappiello, një zëdhënës i spitalit të Bridgeport, dha po të njëjtën vlerësim. Dy persona të plagosur ishin në gjendje të vështirë në spital, njëri me dëmtime në fytyrë, kurse tjetri me plagë në këmbë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›