Conte: Unë festoj si të dua

Pas fitores së djeshme ndaj Bolognas, trajneri bardhezi Antonio Conte festoi si një tifoz, gjë që ka shkaktuar nervozizëm tek tifozët e Bolognas dhe trajnerin Pioli.
Trajneri Pioli këtkoi respekt për tifozët por menjëher reagoi Conte.
“Nëse nuk mund as të festoj me tifozët e mi pas një fitoreje sinqerisht nuk di se çfarë të bëj më. E di që kur fitojmë i bezdisim të tjerët por mund të them se nuk ishte një mungesë respekti ndaj askujt dhe aspak mungesë respekti. Duhet të shikojmë edhe mënyrën e egër që na presin në transfertë, por unë do të vazhdoj të festoj për çdo fitore" deklaroj Conte.