E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper ne Prishtine takim me Thacin


Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka mbërritur në Prishtinë në orët e pasdites.

Aktualisht ai është në takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thacin dhe kryenegociatoren kosovare Edita Tahiri.

Qeveria ka njoftuar se nuk do të ketë prononcim për media për qëndrimet që do të marrin sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Opinioni pritet të njoftohet nëpërmjet një deklarate më vonë.

Pjesë e takimit janë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Fernando Gentilini, po kështu edhe anëtarë të qeverisë, si ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila dhe ajo e Integrimit, Vlora Citaku.

Cooper viziton Prishtinën pas vizitës në Beograd, ku nuk arriti të bindte palën serbe që të rikthehet në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Negociatori serb Borko Stefanovic u shpreh qartë se Serbia nuk do të kthehet në bisedime nëse në to nuk diskutohen cështje politike, si ajo e veriut të Kosovës.

Negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dështuan pas tensionimit të situatës në veri, ku ekstremistët serbë vendosën barrikada për të ndalur avancimin e trupave të KFOR, EULEX dhe Policisë së Kosovës për shtrirjen e ligjit në zonat veriore të shtetit të ri.

Pak ditë më parë kryeministri Hashim Thaci shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.

“Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë”, deklaroi Thaci.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi: Veriu, nga partitë qëndrim unik
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive politike që të dalin me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për veriun e vendit. Veri, barrikada tek “Tre Rrokaqiejtë”
Ekstermistë serbë në veri të Kosovës kanë vendosur të hënën barrikada edhe tek zona e “Tre Rrokaqiejve”, e banuar me popullsi të përzierë. Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.
Cooper nuk bind Beogradin për bisedime teknike
Negociatori i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanovicin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Krimet e Zgjedhjeve” në Kosovë
Një hulumtim i nxjerrë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave akuzon drejtpërdrejt prokurorin e shtetit për amnisti të keqpërdoruesve të zgjedhjeve.

Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Kush e ndot më shumë Tiranën?
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›