E Shtunë, 31 Tetor 2026

Copenhagen në festë për100-vjetorin e Sirenës së Vogël

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Skulptura e sirenës në bregdet COPENHAGEN- Në Copenhagen të Danimarkës, do të jetë një festim i gjatë i ditëlindjes së “Little Mermaid”, sirenës më të famshme në botë, që më 23 gusht mbush 100 vjeç.
 
Për të festuar këtë eveniment, i gjithë qyteti i bukur i Coenhagenit ka rezervuar një verë të pasur me aktivitete, dedikuar “zonjushës së bukur”.
 
Monumenti në bronx, i vendosur në një gur graniti, është simboli i melankolisë dhe ëmbëlsisë që ka bërë të dashurojë turistët e gjithë botës.

(Foto: Monumenti i "Sirenës së vogël")
 
Sipas traditës më 23 gusht 100 “sirena” do të zhyten në ujë për të formuar numrin 100 dhe do të bëjnë foto kujtimi.
 
Skulptura e "Sirenës së vogël" u krijua nga skulptori danez Edëard Erickson sipas përrallës së Andersenit "The little Mermaid" dhe u publikua në parkun Langelinje në vitin 1913. Modelja ishte gruaja e skulptorit Eriksen.
 
Hans Kristian Andersen e ka bekuar këtë tokë të vogël, e cila krenohet me traditë vikingësh.
 
Plazhe të gjata në detin Baltik dhe Sirena e vogël që pret anijet, janë simbole të Danimarkës.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›