E Diel, 1 Nëntor 2026

Corinthias tenton dyshen magjike Zidane-Ronaldo

Corinthians po tenton te behet skuadra “galaktike” e Brazilit per te rikthyer serish bashke ne te njejtin grup si ne kohet e Real Madrid, Zinedine Zidane dhe Ronaldon.

Sipas gazetes spanjolle “AS”, klubi paulist po tenton te nise bisedimet me francezin per ta bashkuar ne skuader me “fenomenin”. Kete e ben te ditur drejtori teknik Mario Gobbi. “Besoj shume ne kete gje por e pranoj se do jete e veshtire te realizohet. Zidane eshte nje enderr e parealizueshme ashtu sic ishte Ronaldo...”, thekson ai.

Aktualisht Ronaldo po rikthehet ne formen e tij ideale pas nje viti pushim absolut, madje ai ka shenuar edhe dy gola, ndersa Zidane nuk ka asnje mendim per t’u rikthyer ne futbollin e luajtur, pasi mendon te marre nje rol drejtues ne Realin e presidentit Perez.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›