Corriere della Sera tallet me votën e Nokës
Veprimi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që publikoi foton e votës në Facebook ka tërhequr vëmendjen edhe të prestigjiozes italiane Corriera della Sera.
E nëse ligjin e sekretit të votës e shkel ministri i Brendshëm, personalisht. Që nuk kënaqet me kaq por e boton edhe në Facebook. Ndodh në Shqipëri shkruan Corriere della Sera ku Flamur Noka, ministër i Brendshëm, ai që duhet të mbikëqyrë mbi rregullsinë e procesit të zgjedhjeve, ka postuar në faqen e tij preferencën elektorale.
Unë Votova. I dhashë vlerë votës sime duke votuar numrin e fatit, numrin 44 Partia Demokratike e Shqipërisë… është mesazhi i Nokës. Shumë e mbështesin vëren Corriere të tjerë e kritikojnë dhe i kujtojnë detyrën.