E Diel, 1 Nëntor 2026

Costantino Vitagliano: Deri më tani i kam tradhtuar të gjitha partneret

Itali, 28 Mars NOA – Costantino Vitagliano, gjatë një puntate të “Verissimo”, një program i Canale 5 nga Silvia Toffanin, ka prezantuar filmin e tij “Narciso”, një tip dokumentari që paraqet jetën e bukuroshit italian. Costantino ka “shfrytëzuar” këtë rast dhe për tu rrëfyer.

“Deri më tani kam tradhtuar të gjitha femrat me të cilat kam pasur lidhje, përfshirë Alessandra Pierelli”. Kjo e fundit, javën e kaluar është martuar me Fabrizio Baldassarri dhe shumë shpejt do të bëhet nënë.

Një deklaratë shumë e fortë kjo e ish-tronistit të Uomini e Donne, i cili duhet thënë se ka habitur të gjithë fansat e tij me sinqeritetin e treguar në këtë intervistë.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeTradhtia, më rëndomtë ndodh në vendin e punësMiller: Lidhja me Jude e patolerueshme pas tradhëtisëAtdhe i tradhtuar Lidhje: Costantino Vitagliano, partneret, tradhti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›