Countryman Dyshime per vendimet e KQZ

Countryman ka vlerësuar popullin shqiptar për pjesëmarrjen në zgjedhje, të cilat sipas tij shkuan mirë në të gjitha rrethet, përvecse në Tiranë.
“Vlerësoj popullin shqiptar për pjesëmarrjen masive në zgjedhje. Procesi zgjedhor shkoi mirë, me përjashtim të Tiranës. Ne kemi shprehur dyshimet tona për bazën ligjore të vendimit të KQZ-së”, ka deklaruar Countryman.
Zyrtari amerikan u ka bërë thirrje partive politike shqiptare që të tregojnë maturi, ndërkohë që ka mirëpritur opsionin e vlerësimit të vendimeve të KQZ-së nga një institucion ndërkombëtar.
“Është e rëndësishme që partitë të sillen me dinjitet, të ruajnë qetësinë dhe të mos nxisin dhunë. Ne rezervohemi të shprehemi për rezultatin, do dëgjojmë c’do të thotë Kolegji Zgjedhor. Nga ana tjetër, s’ka asgjë të keqe nëse palët i drejtohen Komisionit të Venecias”, ka shtuar Countryman.