Coveney: “Dhuna në Irlandën e Veriut duhet të ndalet”

Sekretari i Jashtëm Irlandez, Simon Coveney, është i shqetësuar për dhunën e natës në rrugë në Irlandën e Veriut, e cila është rritur kohët e fundit,
“Kjo duhet të ndalet para se dikush të vritet”, deklaroi ai për Reuters.
Përleshjet e dhunshme, trazirat dhe sulmet ndaj policisë në Irlandën e Veriut janë rritur kohët e fundit.
“Këto janë skena që nuk i kemi parë të zhvillohen në Irlandën e Veriut për një kohë shumë të gjatë. Ne duhet të bëjmë një përpjekje kolektive për të ndaluar tensionet”, theksoi Coveney.