Covid te Tottenham, shtyhet edhe ndeshja me Brighton

Ndeshja e ligës angleze ndërmjet Brighton dhe Tottenham, e planifikuar për të dielën më 12 dhjetor në orën 15:00, është shtyrë pas mbledhjes së këshillit të Premier Ligës pasditen e sotme, për shkak të Covid-19 që shpërtheu në radhët e skuadrës së trajnerit Antonio Konte. Bordi drejtues mori vendimin për shtyrjen e ndeshjes duke ndjekur udhëzimet e mjekëve, me prioritet shëndetin e lojtarëve dhe stafit. Ndeshja do të ricaktohet në kohën e duhur.
Aktualisht janë 13, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit, pozitivë me Covid-19 në klubin londinez. Aq sa UEFA ka vendosur të mos lejojë ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër Rennes.