E Diel, 1 Nëntor 2026

Çregjistrimi i mjeteve të vjetra-Ulet mosha e automjeteve në Korçë, më pak ndotje, më shumë siguri

Sipas të dhënave të fundit, një numër i konsiderueshëm automjetesh të amortizuara dhe me moshë të lartë janë nxjerrë jashtë përdorimit, duke ulur ndjeshëm mesataren e vjetërsisë së flotës.

Përgjegjësi i regjistrimit të mjeteve, Erald Hoxhallari, thotë se ky proces ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në sigurinë rrugore, por edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit, pasi mjetet më të reja janë më efikase dhe më pak ndotëse.

“Kryesisht të moshës 20-25, pra kryesisht të moshës së vjetër. Kjo moshë po zëvendësohet me mjete më të reja. Ka pasur trend për mjete elektrike që po futen në masë, pasi ndikon në pjesën e sigurisë në rrugë dhe ndotjes së ambientit, kostos së qytetarëve dhe shumë faktorë të tjerë”, tha Hoxhallari.

Ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht si në rritjen e sigurisë rrugore, ashtu edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke e bërë qytetin më të jetueshëm për banorët.

Gazetare: G. Manushi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›