E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo flet për Neymarin

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po qëndron për një vizitë në Singapor. Në mesin e disa pyetjeve për të, Ronaldo është pyetur edhe për superyllin e ri të Barcelonës, Neymar.

"Neymar te Barcelona? Kjo temë nuk më intereson aspak mua. Unë nuk e di se sa rekorde bëjnë ata, se me kë nënshkruajnë dhe se si vlerësohen.

Ata kanë një skuadër të madhe por mua më intereson vetëm Real Madridi, për të cilën skuadër mendoj se është më e forta" deklaroi Ronaldo./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›