E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo i pari te Reali

Cristiano Ronaldo është futbollsiti më i shtrenjtë në histori. Drejtuesit e Real Madrid përfitojnë nga ndërprerja e kampionatit për t’i deklaruar futbollistit portugez se ai është blerja rekord në historinë e futbollit.

Kjo lëvizje e drejtuesve të Los Blancos vjen pas blerjes së Gareth Bale dhe shumës të paguar për të, pasi në Angli dhe Spanjë nuk ndajnë të njëjtën shumë për transferimin e Uellsianit nga Londra në Madrid. Duke parë këtë situatë si dhe mundësinë që Ronaldo të pësojë një shok psikologjik, tek Real Madrid deklarojnë se transferimi i Bale ka kushtuar 91 milionë Euro, duke bërë që portugezi të mbetet blerja më e shtrtenjtë, 96 milionë në 2009.

Edhe pse gjendet i grumbulluar me kombëtaren portugeze, Ronaldo ka marë një mesazh të qartë, ai është shefi( El Jefe)./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›