E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo, lojtari me i mire FIFpro

Lojtari portugez i Manchester United ka fituar cmimin e pare nga FIFpro (Federata Nderkombetare e Lojtareve Profesioniste).

Cristiano Ronaldo nderohet me cmimin e pare individual, duke u konfirmuar perhere e me prane Topit te Arte 2008. Lojtari portugez i Manchester United ka fituar cmimin e pare nga FIFpro (Federata Nderkombetare e Lojtareve Profesioniste).

Numri 7 i “Red Devils” eshte shprehur mjaft i gezuar per kete cmim. “Eshte e jashtezakonshme te zgjidhesh si lojtari me i mire nga koleget e t’u ne te gjithe boten”, ka theksuar luzitani. Cristiano Ronaldo ka marre sasine me te madhe te votave nga 50 mije votues ne te gjithe planetin, te cilet rezultojne si futbolliste profesioniste.

Pas pak javesh do caktohet edhe Topi i Arte 2008, cmim qe jepet nga revista prestigjoze franceze “France Football”. Tre konkurrentet kryesore per te fituar jane; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›