E Diel, 1 Nëntor 2026

Cristiano Ronaldo mendon se është më i miri në histori: Numrat flasin vetë!

Në një intervistë për CNN, Cristiano Ronaldo ka përsëritur edhe një herë faktin se është pikërisht ai lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll.

41-vjeçari nga Portugalia, i cili ka shënuar 980 gola në 1337 ndeshje, ka thënë se nuk është i fiksuar pas arritjes së numrit të 1000 golave të shënuar në karrierë. Sipas tij ky hap është diçka që po vjen në mënyrë natyrale.

“Nëse unë kam shënuar 920 gola, 925, 930 … unë jam më i miri në histori dhe pikë. Numrat flasin vetë. Nëse unë do të shënoj 1000 gola, do të jetë diçka fantastike. Është një objektiv, por unë nuk programoj në periudha afatgjata”, tha Ronaldo. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›