Cristiano lufton per Kepucen e Arte

Real Madrid ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën tjetër të kryeqytetit spanjoll, Getafe, në një ndeshje ku madrilenët kanë luajtur të gjithë për Cristiano Ronaldon.
Portugezi nuk i ka çuar dëm pasimet në drejtim të tij duke shënuar 3 gola dhe duke e çuar në 37 numrin e golave në kampionatin spanjoll, 6 më shumë se Lionel Messi i Barcelonës.
Goli tjetër i takimit është shënuar nga Karim Benzema.
Ja rezultatet e takimeve të tjera të luajtura dje në javën e 36 të Ligës BBVA:
Deportivo La Coruna - Athletic Bilbao 2-1; Malaga - Sporting Gijon 2-0; Racing Santander - Atletico Madrid 2-1.