Cristina Aguilera rikthehet në formën e saj më të mirë
Christina Aguilera përfitoi nga performanca në finalen e The Voice në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara për të treguar rikthimin e saj në format ideale trupore.

32-vjeçarja këndoi Feel this Moment së bashku me Pitbull e veshur me një fund të zi dhe një bluzë të ngushtë.

Këngëtarja i është nënshtruar një diete të fortë dhe aktiviteti fizik për tu rikthyer në formën e saj më të mirë duke lënë pas paraqitjen mbipeshë të dhjetorit të kaluar në American Music Awards.




