E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çuçi mesazh për ndarjen nga jeta të Bogdanit: Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes

Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. “Lajm i kobshëm e zor të gjesh fjalët që zbusin peshën e dhimbjes”, shkruan Çuçi.

Mesazhi i plotë

“Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe e dritë të pastë shpirti”, shkruan nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›