Cunami gjenden 35 persona te mbijetuar ne kodrat e ishullit

Indonezi 1 nentor NOA - Rreth 135 persona te cilet shin konsideruar si te humbur pas cunamit qe goditi Indonezine pese dite me pare u gjeten ne gjendje te mire shendetesore dhe kjo pasi kishin arritur te qendronin ne kodrat e asaj zone.
Autoritetet kane i gjeten keto persona ne kodrat e ishullit te Pagait ne veri - beri te ditur pergjegjesi i tyre duke theksuar se tashme bilanci i te humburve a kaluar nga 298 persona ne 163 te tille. Cunami i fuqishem qe goditi vendin ka shkaktuar vdekjen e te pakten 413 personave.
Nje grup tjeter i ndihmes se shpejte ka
arritur te coje ushqime dhe gjera te tjera te nevojshme per personat qe ndodhen
ne ishujt Mentawai ne Indonezi.
Nje pergjegjes i qendrave te shpetimit ka bere te ditur se jane ne kuoten e 23
mije persona ata qe kane arritur te mbijetojne ne ishujt indoneziane.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33387-cunami-gjenden-35-persona-te-mbijetuar-ne-kodrat-e-ishullittitleCunami gjenden 35 persona te mbijetuar ne kodrat e ishullittheme blue nickagjencianoa